http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë prej nesh e kanë parë nder vite këtë valle të njohur nën interpretimin kult të Lili Cingut dhe Rexhep Çelikut. Por, pak nga ne e dinë autorësinë e koreografisë e që në fakt mban firmën e Panajot Kanacit! Për këtë arsye, 92 personalitete të baletit dhe koreografisë shqiptare janë përmbledhur për herë të parë në një Antologji të Dedin Sulit, që sjell jo pak, por plot 62 vjet histori. Jo vetëm koreografia e valleve apo baletit, por edhe performanca e profesionistëve shqiptare duke përfshirë edhe emrat që sot kanë bërë karriere ndërkombëtare si Eno Peci, Kledi Kadiu apo Ambeta Toromani janë pjesë e botimit. E si për të përligjur daljet e para publike në krye të institucionit të operës, pas marrjes së kësaj detyre, Ilir Kerni zgjodhi pikërisht eventin që ngushtësisht lidhet me të shkuarën e tij si balerin e koreograf.