Vendoret e ndërtuesit, reagim për INUK - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i parë që morri Këshilli Kombëtar i Territorit lidhur me anulimin e lejeve të ndërtimit të cilat do të jenë në kundërshtim me planin e përgjithshëm kombëtar kundërshtohet nga ana e bashkive dhe komunave që operojnë në zonën ekonomike Tiranë - Durrës. Në një konferencë për mediat, Besnik Fuçia Kryetar i Komunës Kashar është shprehur se aktualisht është bllokuar procesi i dhënies së lejeve të ndërtimit duke kërkuar njëkohësisht edhe anulimin e këtij vendimi. Nga ana tjetër edhe ndërtuesit kërkojnë sqarime lidhur me kompetencat që qeveria i ka dhënë Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik kombëtar. Në një intervistë për Vizion Plus, Arben Dervishaj shprehet se nuk është INUK ai që konstaton nëse një ndërtim është me leje të rregullt apo jo, fjalën e fundit mund të thotë vetëm gjykata. Ndërtuesit pranojnë se situata në territorin shqiptar ka nevojë emergjente për ndërhyrje, por ata kanë një tjetër vizion. Në datën 8 tetor Këshilli Kombëtar i Territorit morri vendim për anulimin e çdo plani vendor i cili bie ndesh me respektimin e hapësirave në zonat me rëndësi, siç janë ato me prioritet në turizëm apo në fushën e trashëgimisë kulturore. Ndërkaq një tjetër vendim qeverie i dha inspektoriati qëndror urbanistik kompetenca që të ndërhyjë edhe në rastet kur një ndërtim ka leje, por ajo rezulton të jetë e parregullt.