Rama per incidentet etnike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbatimi i marrëveshjes se Ohrit dhe shmangia e incidenteve ndëretnike kane qene ne fokus te vizitës se kryeministrit Rama ne Shkup. Ne këtë vizite te pare te tij qe prej marrjes se detyrës Rama tha se sheshimi i tensioneve ndëretnike nuk është ne vetëm ne favor te Tiranës zyrtare por, te te dyja qeverive. Rama u ndal gjithashtu te zbatimi i Marrëveshjes se Ohrit. Nga ana e tij kryeministri Gruevski nuk ka thëne asnjë fjale për zbatimin e marrëveshjes se Ohrit ndërsa sa i takon marrëdhënieve ndëretnike, ai tha se ato janë te qëndrueshme. Kryeministri maqedonas u përpoq te kaloje theksin te bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve fqinje. Pas takimit me Gruevskin, Rama mbajti nje takim me presidentin, kreun e parlamentit dhe krerët e partive shqiptare Thaçin e PDSH-se dhe Ahmetin e BDI-se. Mbrëmjen e te martës, kryeministri Rama bashkoi për here te dyte këta dy zyrtare, ne një darke pune mes tyre.

Free Traffic Exchange