Banka me 2 godina, por me qira - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë ka sot dy godina në pronësi me sipërfaqe të konsiderueshme, por paralelisht me këtë situate i gjithë stafi vijon prej tre vitesh te qëndroje ne ambiente me qira duke shpenzuar miliona leke. Ne janar te viti 2011, nisen punimet për rikonstruksionin e godinës se Bankës se Shqipërisë ne qendër te kryeqytetit. Duke ju referuar tabelës, punimet duhet te kishin përfunduar për 23 muaj, qe do te thotë ne dhjetor 2012. Por edhe pse janë tejkaluar afatet ligjore, punimet jo vetëm qe nuk kane përfunduar, por sipas parashikimeve godina do te jete gati ne mars te vitit 2014. Banka e Shqipërisë nuk jep asnjë shpjegim lidhur me vonesat e punimeve. Por është pikërisht kjo zvarritje ne përfundimin e zyrave aktuale qe ka sjelle me shume shpenzime për ambientet e marra me qira. Qe nga janari i vitit 2011, i gjithë stafi i Bankës qëndron ne këto zyra, me një kosto qiraje qe arrin ne rreth 1 milion dollarë ne vit. Por nevoja për rikonstruksion te godinës qendrore ishte një shkak qe u paraqit nga drejtuesit e Bankës për te gjetur ambiente te reja. Blerja e Hotel "Djatit" qe kushtoi 30 mln euro ishte një transaksion i dyshimte, pasi pronat publike transferohet dhe nuk shitet brenda institucione shtetërore. Por mesa duket kjo blerje vijon te mbete e dyshimte, pasi Banka e Shqipërisë nuk ka kryer investimin e pretenduar. Edhe pse rikonstruksioni i saj është përfshirë ne strategjinë afatmesme te Bankës 2-13-2015, nuk ka ende një afat se kur do te nisin punimet. Mësohet se ne kontratën e shitblerjes është përcaktuar kushti qe qeveria të ketë te drejtën e parablerjes nëse banka do e rishesë.

Free Traffic Exchange