http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa ka konfirmuar rezultatet paraprake, që tregojnë se 24 komuna në Kosovë do të shkojnë në balotazh më 1 dhjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka publikuar rezultatet në katër komunat me shumicë serbe, përkatësisht në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Në konferencën e mbajtur orët e vona të së hënës, KQZ njoftoi se materiali zgjedhor ka mbërritur në zyrat e saj dhe do të verifikohet nëse është i dëmtuar apo jo. Ndërsa OSBE, që mori përsipër organizimin e zgjedhjeve në këto komuna, shprehet se pas sulmit të së dielës pasdite në tri qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, punonjësit e saj janë larguar pa marrë asnjë material zgjedhor. Përfaqësuesi i posaçëm dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar i vlerësoi të suksesshme zgjedhjet dhe paralajmëroi për mundësinë e përsëritjes së tyre në tri qendrat e votimit në Mitrovicën Veriore, në të cilat, siç u shpreh ai, huliganët shkatërruan materialin zgjedhor. Sipas mediave pas tensioneve në veri të Kosovës ditën e votimeve, kryeministri serb, Ivica Daçiç dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohen të mërkurën në Bruksel. Në këtë takim pritet të diskutohet për parregullsitë në zgjedhje.