Gjirokastër, INUK bllokon ndërtimin me leje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në këtë vend të dukshëm të zonës muzeale të Gjirokastrës dikur ka qenë vendosur një statujë e diktatorit komunist, Enver Hoxha, ndërsa gjatë qeverisjeve të tranzicionit këtu ishte planifikuar të ngrihej fakulteti Ekonomik i Universitetit Çabej, por projekti mbeti gjithnjë në letër dhe nuk u konkretizua asnjëherë. Por sot inspektorët e INUK kanë vendosur shiritat dhe iu kanë ndaluar pronarëve të truallit zhvillimin e pronës së tyre, ndërtimin e një godine hotelerie, për të cilën është marrë leje nga sekretari i këshillit kombëtar të restaurimit, Apolon Baçe. Sipas pronarëve, bllokimi i pronës është bërë pa paralajmërim, në mënyrë selektive dhe të padrejtë. Sipas pronarit, projekti për gjallërimin e një hapësire që kufizohej me beton në vendin e quajtur si Kodra e Fantazisë, sjell në arkitekturën e vet një imitim të fasadës së shtëpisë së njohur të Angonatëve. Nga 300 ndërtime pa leje në Gjirokastër deri tani është zgjedhur ky ndërtim, që pretendohet të jetë më lejë për t'u shkatërruar. Ndërtimet pa leje në Gjirokastër janë bërë shpesh objekt i raporteve të UNESKO-s, e cila ka paralajmëruar se qyteti mund të humbasë edhe statusin e fituar si pasuri e trashëgimisë botërore. Por, deri më sot asnjë aksion nuk është ndërmarrë në qytet për prishjen e ndërtimeve pa leje, në të cilat vihet re edhe zëvendësimi i çative të gurta nga betoni.

Free Traffic Exchange