http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas përfundimit të aksionit të inspektorëve të Mjedisit dhe atij Urbanistik Kombëtar për prishjen e furrave të gëlqeres mes Krujës dhe Fushë Krujës, në këtë zonë nuk ka asnjë furrë të ndezur. Në Krastë të Krujës, vendi ku dikur digjeshin goma, lëndë plastike të rrezikshme për shëndetin dhe mbeturina të fabrikave të këpucëve, sot ka mbetur si gërmadhë dhe pronarët e furrave të shkatërruara po mbledhin atë çfarë ka mbetur nga aktiviteti i tyre shumëvjeçar. Të mbetur pa punë dhe të ardhura për familjet e tyre, ata i kërkojnë qeverisë që të caktojë një vend për ushtrimin e aktivitetit të tyre, por bazuar mbi ligj dhe kritere të ruajtjes së mjedisit. Në rajonin mes Krujës dhe Fushë Krujës operonin prej 20 vjetësh 109 furra të gëlqeres, në të cilat ishin të punësuar rreth 200 persona, kryesisht banorë të zonës. Por aktiviteti i paligjshëm dhe i pakontrolluar i tyre, ka ndotur rëndë mjedisin dhe prodhuar gjithashtu vazhdimisht rrezik për shëndetin e banorëve.