Gjykata Administrative nis funksionimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një odiseje të gjatë, këtë të hënë ka marrë udhë kërkesa e kahershme e biznesit për krijimin e gjykatës Administrative. Tashmë, të gjitha subjektet tregtare apo vartësit në institucionet shtetërore, të cilët dyshojnë se aktet administrative të marra ndaj tyre janë të paligjshëm, mund t'i drejtohen kësaj gjykate, e cila në bazë të ligjit duhet të nisë shqyrtimin brenda 7 ditëve. I pranishëm në ceremoninë e hapjes së gjykatës së shkallës së parë të Tiranës, Ministrit i Drejtësisë Nasip Naço tha se ndryshe nga më parë në këtë gjykatë do të procedohet me shpejt për të zgjidhur çështjet. "Pra, nëse në Gjykatën e Lartë sot janë 10 000 çështje të pazgjidhura prej disa vitesh, në këtë gjykatë çështjet do të gjejnë zgjidhje brenda 90-të ditëve". Ambientet e reja të shkallës së parë të gjykatës administrative në Tiranë janë vendosur në rrugën "Don Bosko" dhe gjithë infrastruktura është e përfunduar. Krahas gjykatave të shkallëve të para dhe apelit po sot edhe gjykata e Lartë ka krijuar kolegjin administrativ, i përberë nga gjashte gjyqtarë. Por, gjykatat administrative do teë gjykojnë vetëm paditë e depozituara që nga dita e sotme e në vazhdim ndërsa ato që kanë qenë depozituar më parë në gjykatat civile, do ta vijojnë gjykimin në ato gjykata. Projektligji për ngritjen e Gjykatës Administrative e ka zanafillën që në vitin 2008. Ndërsa që prej vitit 2009, drafti qëndroi në Kuvend për shkak të ngërçit politik, dhe u votua me konsensus të plotë para zgjedhjeve të qershorit 2013.

Free Traffic Exchange