http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një diferencë e tillë, por akoma më tej një përqindje kaq e ulët në votime ndodh për herë të parë në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Korçës. Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët në votime, kryetari i ri i bashkisë thotë se do të punojë për të gjithë qytetarët dhe se qyteti do të vijojë projektet e nisura. Socialistët dhe aleatët e tyre arritën që në këto votime të ruajnë votat e zgjedhjeve të 8 majit 2011, ndërsa shifrat tregojnë për një mbështetje më të vogël të së djathtës për kandidatin e tyre. Një tjetër arsye tjetër e pjesëmarrjes në zgjedhjeve e rreth 30 % të votuesve është edhe fakti se interesi i të dy partive garuese nuk ishte aq i madh për këtë garë, pasi për të marrë pjesë në votime nuk u thirrën emigrantët, emrat e të cilëve janë përherë në listat e votimit. Në votimet e së dielës për kryetar të bashkisë së Korçës, morën pjesë 21 552 votues, ndaj 71 800 votues gjithsej në lista. Kandidati i PD, Sotiraq Stratobërdha mori 5 283 vota, ndërsa 400 fletëvotime rezultuan të pavlefshme.