http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne shkollën 9-vjeçare te fshatit Valesh, ne Elbasan ka vetëm 7 nxënës dhe 6 mësues. Mësimi behet ne klasa te bashkuara. Ky raport i çuditshëm nxënës-mësues ka ardhur për shkak te largimit te fëmijëve ne te tjera shkolla. Kreu i Komunës se Gjinarit, Kristaq Shqau tregon se fëmijët qe vazhdojnë te frekuentojnë shkollën duhet te bëjnë çdo dite kilometra te tera rruge malore. Ne dite dimri mësimi këtu është e pamundur. Edhe pse numri i fëmijëve është reduktuar ndjeshëm ai i mësuesve nuk ka ndryshuar. Punësimi i arsimtareve mbi norme po ndeshet jo vetëm ne shkollat e zonave te thella, por dhe brenda qyteteve. Vetëm ne rrethin e Elbasanit janë evidentuar 220 mësues me tepër se norma. Kreu i komanduar i Drejtorisë Arsimore te Elbasanit Alqi Çabiri tregon se se shpejti do te ketë reforme ne radhët e arsimtareve. Gjate një kontrolli te kryer nga Ministria e Arsimit vetëm ne 7 shkolla te Elbasanit janë gjetur 32 mësues mbi norme. Reforma ne radhët e mësuesve është paralajmëruar edhe nga Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, ku sipas saj emërimet janë bere për shkaqe politike dhe një pjese para fushatës.