Të votosh në Mitrovicën e ndarë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Linda Rexhepi, eshte me vendbanim ne Mitrovicën e Veriut, por pas shpalljes se pavarësisë se Kosovës banon ne Mitrovicën Jugore, me shumice shqiptare. Ajo ishte nder te parat sot, qe u be pjese e procesit te votimit, për zgjedhjet lokale. Për here te pare qe kur Kosova u be shtet i pavarur, votohet edhe ne komunat veriore me shumice serbe, ne nje proces te administruar nga qeveria e Kosovës e kryeministrit Hashim Thaçi. Linda Rexhepi thotë se nuk ka asnjë shenje normaliteti ne jetën e këtij qyteti te ndare ne mes nga lumi Iber dhe ura qe qëndron e bllokuar nga inerte. "Këto zgjedhje janë ndarja reale e Mitrovicës, sepse megjithëse është një qytet, votohet si 2 njësi veriore te pavarura. Mitrovica jugore do te drejtohet nga shqiptaret, ndërsa veriorja nga serbet". Ndërsa ne gjithë Kosovën behet thirrje për pjesëmarrje ne votime, ne veriun e Mitrovicës bien ne sy posterat qe ftojnë qytetaret për bojkot. Mbi flamurin e Kosovës qëndron një kryq i madh, qe për serbet qe banojnë brenda kufirit te Kosovës, do te thotë se nuk e njohin këtë shtet. Ne këto zgjedhje, ne pjesën veriore janë 5 kandidate, 3 serbe dhe 2 shqiptare. Me i favorizuar për te fituar drejtimin e komunës duket Oliver Ivanonoviç. Ndërsa ne Mitrovicën Jugore, kandidojne 7 kandidate, por asnjeri prej tyre nuk i përket komunitetit serb.

Free Traffic Exchange