http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne me pak se dy muaj qendra me e madhe spitalore ne vend, ka ndryshuar fytyre. Aksioni për shembjen e kioskave dhe heqjen e shitësve ambulante po pasohet nga një i dyte, i cilësuar pyllëzimi i QSUT-se. Pikërisht këtu ku sot është krijuar kjo lulishte, ndodhej një prej lokaleve te shumte te spitalit. E ashtu si vite me pare ne krye te Bashkisë se Tiranës, kryeministri Edi Rama ka mbjelle një peme, si për te treguar edhe simbolikisht se spitali me i madh ne vend, do te jete ndoshta ishulli i pare i rilindur. Kjo mendohet se do te jete pamja e QSUT-se ne nisje te vitit te ardhshëm. Mbi 500 peme dhe qindra bime te tjera do te mbillen ne ambientet e saj, përreth godinave te shërbimeve. Pas rikthimit te pamjes, drejtuesit e Qendrës Spitalore "Nene Tereza" dhe qeverinë gjithashtu i pret sfida me e madhe: ajo e përmirësimit te shërbimit ne spital, dhënies fund te mungesave te ilaçeve dhe luftës ndaj mitmarrjes. Edhe pse fasade, tjetërsimi i QSUT-se është rasti tipik qe kur ka vullnet behet, pavarësisht pengesave gjate rrugës.