Këpucar, zanat drejt humbjes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 18

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Muharrem Nerguti nga qyteti i Kukësit, i fundmi i një brezi këpucarësh me famë në gjithë vendin para viteve 90-të. Ai është ndër të paktët që ende ka klientelë të porositësve të këpucëve dhe thotë se edhe pse ka një jetë të tërë në këtë artizanat, kërkon ta vazhdojë derisa të ketë fuqi. Këpucari i vjetër ende ka po ato vegla pune; çekiçin, tavolinën, makinën qepëse dhe kallëpet e këpucëve. Ai kujton me nostalgji profesionin e dikurshëm, por është i habitur se përse sot njerëzit po rendin drejt këpucëve jocilësore dhe atyre të vjetruara, që shiten në tregjet informate. Para viteve '90, jehonë në të gjithë Shqipërinë bënë dhe të ashtuquajturat këpucë me tapa të liqenit. Nga ish-Jugosllavia, Drini i Bardhë e Drini i Zi , sillnin këpucë të hedhura. Njerëzit kërkonin në rrjedhat e lumenjve dhe ujërat e liqenit bazamentin e poshtëm të këpucëve që vinin prej andej për t'i kombinuar dhe më pas bënin këpucë me porosi. Kukësi, i famshëm për punimet e galanterisë dhe këpucëve me porosi, dikur kishte një ndërmarrje me qindra punëtore e specialiste. Sot edhe ata pak njësi që janë, merren vetëm me riparimin e këpucëve. Madje, edhe mbishkrimet në dyqane janë ato të para viteve '90-të. Po ashtu mjetet e punës dhe lokalet. Tradita po shuhet, së bashku me bartësit e saj.