Kërkimet për thesare në Kisha dëmtojnë objektet e kultit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ethet e thesareve të fshehura në objektet e kultit po rrezikojnë përditë monumentet  e kulturës në jugun e vendit. Janë pikërisht këto kërkime që kanë dobësuar strukturën e njërës prej kishave monument kulture siç  është ajo e fshatit Peshkëpi në Gjirokastër. Një zjarr në mes të Kishës tregon se grabitësit e fundit e kanë pasur kohën me bollëk për të rrëmuar jo vetëm në vende të ndryshme të dyshemesë së saj, por madje të hapin edhe një nga varret që ndodhet në një nga pjesët anësore, duke nxjerrë në sipërfaqe edhe eshtrat. Arkeologia dhe gazetarja Kristina Fidhi pohon se kjo është një sjellje  tërësisht e papranueshme ndaj monumenteve të kulturës sonë kombëtare. Investimi i fundit që duhet të jetë bërë në këtë Kishë, sipas një shënimi në një nga muret e saj i takon vitit 1938. Kurse autoritetet që e kanë për detyrë të kujdesen për këto monumente, nuk i kanë ndërruar dot as tabelën si monument që mbrohet nga shteti. Kisha e Peshkëpisë është një nga monumentet më të rralla të luginës së Drinosit, që duhet të ishte vënë në shërbim të turizmit vendor. Nga ana tjetër, ethet e arit kanë reflektuar edhe sjellje alogjike tek thesar-kërkuesit, të cilët kërkojnë për ar në epokën e Bronxit. Kjo Kishë, ka një strukturë pararendëse që daton qysh në vitin 619 pas Krishtit.

Free Traffic Exchange