http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Abuzimet ne Administratën Publike nuk kane te sosur. Si te mos mjaftonte shifra prej 6 mije invalidë, qe kane përfituar me pa te drejte këtë status para zgjedhjeve, janë mbi 1 mije familje qe kane përfituar ndihme ekonomike ne mënyre abuzive. Shifra behet publike nga Drejtoria e Shërbimit Social, e cila i referohet kontrolleve te kryerja deri ne muajin korrik te këtij viti, ndërsa demi ekonomik arrin ne miliona leke. Shuma e ndihmës ekonomike, arri nga 2400 deri ne 8 mije leke ne muaj. I gjithë dokumentacioni qe plotëson një individ qe e përfiton këtë shume kryhet pranë zyrave te Minibashkise. Abuzimet ne skemën e ndihmës ekonomike janë te mbartura ne vite. Pagesën e ndihmës e përfiton ai person qe është i papune, dhe peshën me te madhe e mban qyteti i Kukësit. Por deri ne momentin qe ne tregun e punës ka një informalitet te larte, atëherë shmangia e abuzimeve ne skeme duket e vështirë te realizohet.