Skandali me laboratorët për fruta-perimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përpiqemi të ushqehemi mirë dhe shëndetshëm, por nuk dimë çfarë hamë! Nëse dua t'i bëj analizën këtij produkti për të kuptuar se sa është niveli i mbetjes së pesticideve, këtë shërbim nuk ma ofron asnjë institucion në Shqipëri. Sipas ligjit, këtë detyrim e ka Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, por ky institucion nuk ka laborator. Kjo do të thotë se konsumatori shqiptar nuk di nëse produktet që ndodhen në treg janë të dëmshme apo jo për shëndetin. Këtë fakt e pohojnë dhe profesorë të Universitetit Bujqësor. Magdalena Cara tregon për Vizion Plus se sot në Shqipëri nuk ka laboratorë që të kryejnë analiza për nivelin e mbetjeve toksike në fruta-perime. Burime nga Ministria e Bujqësisë tregojnë se edhe në pyetësorin e Bashkimit Europian në 2009-ën, dikasteri i Bujqësisë deklaroi se nuk ka infrastrukturë për të bërë matjet e mbetjeve të pesticideve. Po në 2009-ën Komisioni Europian financoi 4.5 milionë euro për ndërtimin e laboratorëve të rinj dhe përmirësimin e atyre ekzistues në Tiranë dhe rrethe. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, punimet do të fillonin në shtator të 2012-ës dhe sipas afateve duhet të kishin përfunduar. Askush nuk jep informacione se perse nuk janë perënduar laboratorët dhe ku shkuan miliona euro. Por një tjetër fakt tronditës është përdorimi i pakontrolluar i pesticideve mbi fruta --perimet. Konkretisht produkti Falcon dhe spirokamina që u gjet në kastravecët e ndalur nga Mali i Zi, nuk rekomandohet të përdoret tek perimet. Sipas etiketës së miratuar nga ministria e Bujqësisë, ky ilaç duhet të përdoret vetëm tek hardhia e rrushit, tek gruri dhe elbi. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë një vizite në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe veterinarisë kërkoi te mos krijohet panik pa dale analizat e kastravecit. Por pas këtyre fakteve, mes një tregu të pakontrolluar dhe fermerësh që synojnë vetëm fitimin, lind pyetja a çfarë duhet të hamë dhe kujt t'i besojmë?