https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti me i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, i cili Brenda 7 muajve lëvizi nga socialistet tek demokratet e se fundmi tek partia e dyte e koalicionit qeverisës ka hyre qetësisht ne parlament duke sqaruar bindjet e tij te majta politike. Po kaq lakonik është treguar edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili ka zgjedhur qe t'u shmanget komenteve për largimin e Kadelit duke deklaruar se do respektoje vendimin e partisë. I vetmi reagim zyrtar qe ka ardhur nga Partia Demokratike është deklarata e kreut te grupit Edi Paloka i cili thekson se largimet nuk dëmtojnë opozitën. Por sot mazhoranca numëron 85 vota një shumice qe i jep mundësinë te ndryshoje kodet dhe ligjet organike pa patur nevoje për bashkëpunimin e opozitës. Ndërkohë qe vetëm 8 deputete i duhen për te ndryshuar kushtetutën e për te gëzuar numrat e nevojshëm për shkarkimin e presidentit. 7 muaj me pare skena politike ishte ndryshe. Gjovalin Kadeli deklaronte se duke garuar nen siglën e PD nuk tradhtonte elektoratin e Edi Rama asokohe lider i opozitës lëshoi akuzat me te forta ndaj tij. Nderkohe ne prillin e këtij viti kryeministri Sali Berisha nuk përdorte te njëjtat fjali lakonike për 3 socialistet Kadeli, Islami e Dogjani qe e ndihmuan te qëndronte kryeministër deri ne zgjedhje. Asokohe Berisha fliste për mirënjohje dhe bashkëpunim afatgjate. 3 socialistet ishin te paret kandidate por Sali Berisha shpalli ndërkohë qe demokratet ende nuk dinin nëse do te ishin pjese e ekipit për garën e 23 qershorit. 4 dite para depozitimit te listave ne KQZ, kur asnjë strukture e partisë nuk ishte mbledhur ish-kryetari i PD deklaroi se ata do te kishin një vend te sigurte ne liste. Një prej kritikave me te forta me te cilat Sali Berisha u përball ne zgjedhjet parlamentare ishte lista e kandidateve dhe futja e socialisteve ne vendet e sigurta ndërkohë qe demokratet me kontribute dhe vlera mbeten jashtë saj.