Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se Qeveria e drejtuar prej tij do çojë deri në fund luftën ndaj krimit të organizuar dhe sidomos krimit ekonomik, ndërsa theksoi se do të shkatërrohet çdo monopol i vendosur deri më tani, për t'i lënë vend konkurrencës së lirë.