http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur fitoren e pare ne eliminatoret e botërorit dhe për me tepër ka shënuar golin e pare. Ne takimin e zhvilluar ne stadiumin "Niko Dovana" te Durrësit, femrat kuqezi munden Greqinë me rezultatin 1-0, duke rrëmbyer tre piket e para ne grupin e peste pas tre humbjeve radhazi me Belgjikën, Norvegjinë dhe Holandën. Ne pjesën e pare te takimit edhe pse kombëtarja greke krijoi me shume volum loje dhe ishin me te qarta taktikisht nuk u shfaqen te rrezikshme ne portën kundërshtare. Ne te kundërt rasti me i pastër gjate kësaj pjesës i takoi skuadrës se Altin Rrakllit me Berishën ne minutën e 38. Goli i vetëm i takimit ne te ashtuquajturin Derbi Ballkanik u shënua ne minutën e 51 kur furtuna Velaj nga e majta ne pozicion te priret me një goditje te priret mposhti portieren kundërshtare. Skuadra kuqezi u tërhoq prapa për te ruajtur rezultatin duke i dhëne mundësi kombëtares greke te rriste presionin me raste te shumta ne kërkim te golit te barazimit por pa arritur te ndryshojnë shifrat. Përfundimisht 1-0 për Kombëtaren Shqiptare qe tashme parakalon Greqinë ne renditjen e përgjithshme duke u pozicionuar e pesta ne kuotën e tre pikëve po aq sa Portugalia.