Të bësh biznes në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të bësh biznes sot në Shqipëri, është më e vështirë se një vit më parë. Ky është vlerësimi i Bankës Botërore, e cila publikoi raportin vjetor "Doing Business 2014". Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet e 90-a, duke humbur pesë pozicione nga viti i shkuar. Raporti shqyrton 10 tregues që lidhen me kompleksitetin dhe kostot e proceseve rregullatore si dhe me kuadrin ligjor e institucional me të cilin ndeshet një aktivitet biznesi. Dokumenti, në pjesën për vendin tonë, vë në dukje se asnjë nga treguesit nuk ka pësuar ndryshime. I vetmi përmirësim, cilësohet lehtësimi i kryerjes së pagesave nga ana e korporatave, të cilat mund t'i paguajnë taksat mbi të ardhurat në çdo tremujor. Fakti që ne renditemi në vend të 90-të këtë vit, lidhet me ecurinë pozitive të vendeve të tjera. Sipas raportit të Bankës Botërore, Singapori është vendi më ideal për lehtësirat ndaj biznesit, ndërsa në fund të listës me 189 shtete, klasifikohet Çadi.