http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë pas dy dështimesh radhazi, qeveria dhe opozita kanë firmosur me kompromis këtë rezolute, ku i behët apel Këshillit të Ministrave të BE-së, të japë statusin kandidat për Shqipërinë ne muajin dhjetor. "Pozita dhe opozita ftohen të vijojnë bashkëpunimin ndërpartiak dhe të kontribuojnë në reformat kyçe", - thuhet në dokument, ku ndër të tjera kërkohet progres në reformën gjyqësore, si dhe nxjerrja para përgjegjësisë e gjyqtarëve që shkelin ligjin, përfshirë këtu dhe KLD. Politikës i kërkohet angazhim më i madh në luftën kundër korrupsionit, në hetimin dhe dënimin e të korruptuarve përfshirë dhe zyrtarët e lartë. Kjo u theksua si prioritet nga kreu i delegacionit te PE Eduard Kukan, i cili shtoi se deri ne dhjetor duhet lufte konkrete. "Ne në PE , dëshirojmë që Shqipërisë t'i jepet statusi i vendit kandidat. Shqiperia duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit që në dhjetor, kur këshilli të marrë ketë rekomandim, të jepet prova e qartë se po luftohet në këtë aspekt" -- tha zoti Kukan. Rezoluta e dështuar për t'u firmosur dy here radhazi në mbledhjet ndërparlamentare Shqipëri-BE, edhe këtë radhë nuk uli tonet e ashpra mes palëve. "Ne nuk shpresojmë që qeveria dhe opozita të puthen menjëherë me njëra- tjetrën. Por, mendoj se duhet ruajtur dialogu në mënyrë që gjerat të ecin përpara". Takimi i ardhshëm Shqipëri-Be do të zhvillohet në muajin mars, në Strasburg.