Debat për ndryshimet në polici - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për me shume se 2 ore Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është përballur me akuzat e deputeteve demokrate për lëvizjet ne policinë e shtetit. Sipas anëtareve te opozitës ne Komisionin e Sigurisë emërimi i drejtorit te përgjithshëm te policisë se shtetit Artan Didi është bere ne kundërshtim me ligjin ndërkohe qe sinjalet për politizimin e policisë janë dhëne pikërisht me këtë emërim pasi zoti Didi ka qene numërues votash ne zgjedhje për Partine Socialiste. Por Ministri i Brendshëm, Tahiri, ka sqaruar se detyrën si numërues Artan Didi e ka bere kur ka qene jashtë radhëve te policisë duke argumentuar nevojën e ndryshimeve ne polici. Ministri Tahiri ka sqaruar edhe aksionin kundër lojërave te fatit duke paralajmëruar se po behet gati ligji për mbylljen e plote te këtij aktiviteti ne Shqipëri. Para Komisionit te Sigurisë, Tahir,i është ndalur tek situata financiare për përballimin e emergjencave duke theksuar se fondi është vetëm 570 dollarë dhe ka nevoje per një plan masash për te përballuar situatat për shkak te fatkeqësive natyrore.