http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te punosh ne administratën tatimore është sa e dëshirueshme aq edhe e pasigurt, pasi shkarkimet me te shpeshta te punonjësve kane ndodhur pikërisht ne këtë institucion. Mbi 600 punonjës janë larguar nga puna gjate viteve te fundit. Pjesa me e madhe e tyre janë larguar padrejtësisht. Për pasoje ata kane fituar gjyqet e i kane shkaktuar buxhetit te shtetit një dem prej mbi 1 milion dollarësh. Komisioni i shërbimit civil numëron qindra raste te shqyrtimit te ankesave nga tatimoret. Ankesat nuk kane munguar as këtë periudhe 9 mujore te këtij viti. Ndërkohë qe reforma ne këtë institucion pritet te ndërmerret ne ditët ne vijim, çka mund te sjelle një numër edhe me te larte ankesash.