http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
15 shqiptare ne dite pësojnë aksident cerebral, shpesh me pasoje vdekjeprurëse apo invaliditet. Ne ditën ndërkombëtare te traumës cerebrale, mjeket neurologë kane kërcuar mesazhin se secili nga ne duke nisur qe nga mosha 15-vjeçare mund te jete pre e nje simptome te tille. Nëse do flisnim me gjuhen e shifrave, nje ne pese gra dhe nje ne gjashte burra do te pësojnë nje goditje cerebrale gjate jetës se tyre. Kur e pyet per shkaqet e këtij tipi ataku, kirurgu Mentor Petrela rendit disa, por kërkon te vere theksin tek përdorimi tej normave te lejuara te kripës, qe nis me konsumin e bukës apo ujit. Ne nuk mund t'i japim vet ndihme te pare, nje personi qe pëson goditje cerebrale. Por duhet ta çojmë menjëherë ne spital sapo shohim te ai shenja te tilla. Ne nje vit 15 milionë persona ne bote goditen nga ataku cerebral dhe 6 milionë nga këta humbin jetën. Ai shihet si numri dy i shkakut te vdekjeve te personave mbi 60 vjeç dhe renditet i pesti për grupmoshën 15-59 vjeç.