http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Festa kombëtare e Greqisë, e njohur si Festa e Jo -së së madhe ka mbledhur dhjetëra pjesëtarë të komunitetit grek në Shqipëri për të kryer homazhe në memorialet e ngritura për ta, në Këlcyrë dhe fshatin Bularat të komunës së Dropullit të Sipërm. Në to kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të diplomacisë shqiptare dhe greke, përfaqësues të forcave politike, Kishës ortodokse si dhe pushtetarë vendore. Në këtë ceremoni homazh të zhvilluar në Manastirin e Shën Nikollës në grykë të Këlcyrës është rikthyer edhe njëherë çështja e varreve të ushtarëve grekë të rënë në Shqipërigjatë luftës Italo -- Greke, ku territori Shqiptar u kthye në një shesh beteje. Kryetari i komunitetit të të rënëve në luftën Italo -Greke dhe njëkohësisht sekretari i përgjithshëm pranë ministrisë së Drejtësisë për të drejtat e njeriut Jorgo Sulas, ka kërkuar ngritjen e një memoriali të ri për ushtarët grekë të rënë gjatë kësaj luftë. Ndërkohë në Gjirokastër Aleanca Kuq e Zi ka bërë një protestë dhe deklaratë publike me anë të së cilës informon opinionin se ka nisur një kallëzim penal për organizatorët dhe pjesëmarrësit e ceremonive antishqiptare të zhvilluara në Grykën e Këlcyres dhe në Bularat të Gjirokastrës.