Shteti, borxhliu më i keq ndaj Ujësjellësit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lista e institucioneve shtetërore që i kanë borxh Ujësjellësit, arrin në 326. Ndër vite, ato i detyrohen ujësjellësit të Tiranës fatura që arrijnë në miliona lekë, duke dëshmuar sipas vetë autoriteteve, një shembull të keq të funksionimit të shtetit. Drejtues të Ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës thonë se edhe pse institucionet shtetërore janë njoftuar për pagesën e faturës, ato kanë heshtur duke bërë që borxhi të akumulohet në vite. I gjendur në këto kushte, ujësjellësi i është drejtuar gjykatës, ku ka hapur procese gjyqësore me 100 institucione debitore. Përmes tyre ndërmarrja synon të marrë lekët e munguara. Një prej tyre është edhe Kuvendi i Shqipërisë, e konkretisht drejtoria e Parkut të automjeteve që nuk ka paguar ujin nga viti 2010. Por, cilat janë pasojat e këtij borxhi për qytetarët e Tiranës? Spiralja e borxheve që vete shteti ka krijuar është kthyer në çështjen më kryesore të punës së qeverisë së re. Zerimi i këtyre detyrimeve të prapambetura, në çdo sektor pritet t'i japë një frymëmarrje edhe më të madhe ekonomisë. Shifrat tregojnë se në këtë zinxhir detyrimesh, borxhliu me i madh dhe më i keq është vetë shteti.

Free Traffic Exchange