Zanati i kovaçit drejt humbjes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbiemrin e kanë marrë nga zanati që trashëgonin brez pas brez, ndërsa sot Pëllumb Kovaçi është i vetmi dhe i fundmi kovaç i familjes. 60-vjeçari përpiqet të mbajë gjallë dyqanin dhe profesionin e trashëguar nga të parët në zonën e pazarit të Korçës. Për të treguar rëndësinë e këtij zanati vite më parë, Pellumbi na shpjegon se kangjellat dhe qepenat karakteristike të Korçës, janë bërë nga kovaçët e vjetër dhe që sot ajo teknike zor se arrihet. Sot nga kovaçana punët dhe të ardhurat janë fare të pakta. Për këtë arsye fëmijët e Pellumbit i devijuan traditës familjare. Pëllumbi ruan me fanatizëm të gjitha mjetet me të cilat breza të terë kanë ushtruar zanatin e kovaçit. Por sot ai e ka të vështirë ta vijojë traditën, madje pranon se është i fundmi kovaç i fisit që zanati i dha identitet.