Fier, rruga me lapidare në vend të tabelave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kthesat e Visokës në rrugën që lidh Fierin me Mallakastrën janë një nga segmentet më të rrezikshme në vend. Përgjatë 2 kilometrave të kësaj rruge me kthesa shumë të forta mungon sinjalistika dhe muret ndarëse, ndërsa paralajmërimi i vetëm për drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë rrugë janë lapidarët. Janë 13 të tillë të ndërtuara në vendet ku viktimat kanë rënë dhjetëra metra poshtë në lumë. Njëri prej tyre është i ish-policit Shpëtim Harunaj, që u aksidentua për vdekje vitin e kaluar. Ai lëvizte shpesh në këtë aks, pasi ishte me shërbim në Rrogozhinë. Pas humbjes së jetës së babait të katër fëmijëve dhe bashkëshortit, gruaja, Shkëlqime Harunaj me banim në fshatin Panahor, vjen shpesh në këtë vend për të përkujtuar të shoqin. Ajo thotë se shumë herë i kishte kërkuar bashkëshortit që humbi jetën të bënte kujdes për shkak se rruga ishte e pasigurt në këtë segment. Drejtues mjetesh pohojnë se shkak për numrin e madh të aksidenteve në këtë zonë, janë edhe dëshmitë e aftësisë që shumë herë janë marrë pa kryer kurset përkatëse.

Free Traffic Exchange