Bllok lajmesh nga vendi - 26 Tetor 2013 - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne diten e policeve te rene ne krye te detyres Kryeministri Edi Rama eshte angazhuar per reagim me te gjithe forcen e ligjit ndaj krimineleve qe cenojne jeten e punonjesve te policise se shtetit. Gjate nje takimi ne akademine e policise Rama premtoi për familjarët e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës se asnjë prej bashkëshorteve nuk do të jetë e papunë vitin e ardhshëm, si dhe asnjë prej familjeve të policëve të vrarë nuk do të jetë pa strehim vitin e ardhshëm......Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se para familjareve te policeve te vrare ka bere premtime qe tashme jane realizuar. Deputeti demokrat Gent Strazimiri gjithashtu akuzoi qeverine se mbremjen e se premtes ka shkarkuar ne shkelje te ligjit 70 punonjes te Ministrise se Brendshme....Opozita ka reaguar kunder shkarkimit te Drejtorit të Teatrit të Operës dhe Baletit, Zhani Cikos. Zedhenesja e PD-se ka akuzuar Kryeministrin Rama se as nuk i komunikoi vendimin per largim nga detyra duke shperfillur kontributin e Zhani Cikos ne kulturen shqiptare. .....Zv.Kryeministri Niko Peleshi ka marre pjese ne forumin ekonomik Izrael-Shqiperi ku i ka bere thirrje biznesit izraelit te investoje ne Shqiperi vecanerisht ne sektorin e turizmit. Sipas zv.kryeministrit Peleshi qeveria eshte vecanerisht e interesuar per ekspertizen dhe investimet izraelite ne fushen e menaxhimit te ujerave dhe energjise.....Aksioni kunder lojrave te fatit eshte shoqeruar me reagime edhe nga Bashkia e Tiranes. Nenkryetari i Bashkise se Tiranes, Eno Bozdo i ka kerkuar kryeministrit Rama te kerkoje falje qe nuk votoi ne Keshillin Bashkiak vendosjen e taksës të përkohshme për lojrat e fatit e cila kishte si qëllim zhvendosjen e tyre. Por ne emer te PS, Aldrin Dalipi ka akuzuar bashkine per mashtrim pasi sipas tij ishin keshilltaret e majte qe kerkuan mbylljen e kazinove ne Tirane.