http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç pritej koncerti i te premtes mbrëma ne TKOB ishte një sukses dhe Saimir Pirgu ishte arsyeja. Tenori shqiptar me fame ndërkombëtare, performoi disa nga ariet me te njohura te muzikës klasike botërore ne nje salle te mbushur plot, ku qëllimi ishte bamirësia. Jo i vetem, nen dirigjimin e Zhani Cikos dhe kolegeve te tij, si sopranoja Marjana Leka, mexosopranoja Vikena Kamencia dhe baritone Armando Likaj, Pirgu veshi petkun e ambasadorit per personat dhe fëmijët me sindromen down, per te cilet nga ky koncert u mblodhen 1 milion leke. Per shume prej nesh qe humbëm performancen e nje prej këngëtareve lirike me te përfolur te momentit, koncerti i Pirgut do te vije si nje transmetim ekskluziv ne kanalin Muse te platformës TRING. Ky 19-vjeçar me sindromen dawn quhet Robert dhe vjen nga Turqia. Ai eshte ftuar ne Tirane bashke me nenën e tij, e cila eshte kryetare e shoqates per personat me sindromen daun ne Turqi, duke dhene nje shembull mbi përkrahjen ndaj ketij komuniteti. Roberti ka pasion fotografinë, dhe talentin e tij e ka reflektuar ne kete ekspozite. E çelur ne galerinë "Zeta", ekspozita e te riut te talentuar me sindromen dawn, eshte pjese e ndërgjegjësimit per tetorin, muajin e kesaj kauze.