Hetimet për abuzimin me TVSH-në - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Identifikohen përfituesit e 516 milionë lekeve nga rimbursimi fiktiv i TVSH-së. Ata janë dy shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore. Burime të prokurorisë bëjnë me dije se një nga të dyshuarit është nga Pogradeci dhe tjetri nga Durrësi. Aktualisht po verifikohen lidhjet e tyre me ish-zyrtaret e drejtorisë së Tatimeve të Tiranës, të kallëzuar më parë për shpërdorim detyre. Nga hetimet e para rezulton se 11 kompanitë kineze nuk kanë qenë aktive që nga viti 2010, e ato janë blerë nga dy shqiptaret pikërisht në datën 10 gusht të këtij viti. Vetëm 14 ditë më vonë, kompanitë tashmë në pronësi shqiptare, kanë marrë miliona leke si rimbursim i tatimit të vlerës së shtuar. Ky fakt ka shtuar dyshimet për një skemë të paramenduar abuzimi ne te cilën mendohet se janë te përfshirë edhe zyrtare te doganave si dhe te ministrisë se Financave. Skandali është duke u hetuar nga njësia task-force e kryeqytetit. Pak dite me pare ministria e Financave kallëzoi tete zyrtare te larte te administratës tatimore mes tyre edhe dy ish-drejtues, si dhe përfaqësuesit e 11 kompanive, te cilët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit dëme të konsiderueshme përmes një skeme mashtrimi me tatimin mbi vlerën e shtuar. Sipas ministrisë së Financave, shkeljet janë evidentuar në periudhën qershor -- tetor 2013. Mes punonjësve të nivelit zbatues që u kallëzuan janë edhe dy zyrtarë të nivelit drejtues, ish-drejtori i Tatimeve Tirane dhe ish-drejtuesi i hetimit tatimor. "Vizion Plus" zbuloi e publikoi pak dite me pare skemën e mashtrimit te bizneseve ne bashkëpunim me organet tatimore e doganore. Skema quhet "Carosel", e cila sipas eksperteve, gjatë viteve 2005- 2006 është përdorur në Angli, Francë dhe Spanjë.

Free Traffic Exchange