http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Te gjitha ndërtimet e ngritura ne afërsi te Rrugëve Kombëtare rrezikojnë te prishen. KKT pak dite me pare, vendosi lirimin e brezave mbrojtës te këtyre rrugëve dhe gjithë trasesë se hekurudhës Tirane - Durrës, duke iu referuar parashikimeve te kodit rrugor dhe ligjit për legalizimet që ngushton distancat nga 100 m ne 20 m për ndërtimet ne dy anët e rrugës. Të paktën në prill te 2013 kur ligji kaloi ne Kuvend, u tha nga ALUIZMI se rreth 30 mijë ndërtime pa leje, përllogariten që të penalizohen nga fakti që duhet të ruhet kjo distancë, duke shtrire zbatimin për të gjitha objektet pavarësisht nëse ato kanë funksion strehimi, veprimtari ekonomike apo funksione te tjera". Nuk ka me diference nëse je ne një qendër te banuar apo jashtë saj. Ndërtimet janë kudo, duke shkelur çdo lloj kriteri. Vetëm ligji nuk është respektuar ne ndërtimin e tyre dhe tani qe ato janë bere fakt i kryer, mbetet te shikohet se sa do te jete e gatshme qeveria te pastroje rrugët dhe hekurudhën nga ndërtimet. Situata u komplikua kur legalizim nxiti me shume vrullin e ndërtimeve përgjatë akseve kombëtare. Nga hapja e këtij procesi ne fazën e pare u vetedeklaruan 270 mije te interesuar nga te cilët u pranuan vetëm 240 mije dosje, 30 mije u lanë jashtë pasi kishin probleme me dokumentacionin. Pyetja që lind është se në gjithë këtë mori, cila kategori do jete ne krye te axhendes se task forcës për tu prishur? " Ministria e Turizmit dhe Zhvillimit Urban thotë për Vizion Plus, se janë në proces identifikimi për të gjitha këto ndërtime që rrezikojnë të prishen për shkak se janë ndërtuar në afërsi te rrugëve kombëtarë. Verifikimi po behet nga Task Forca ne bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, ALUIZMI-n dhe Inspektoriatin Ndertimor Urbanistik Kombëtar".