Rama mbledh këshillin ekonomik kombëtar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Kuvendi është kthyer ne arene debati për shkak te krizës qe rrezikon ekonominë e vendit, Kryeministri Edi Rama është zhvendosur ne Kryeministri. Për here te pare, Rama ka mbledhur një strukturë të re te quajtur Këshilli Ekonomik Kombëtar, e cila siç tha kryeministri, nuk do të varet nga humoret e qeverise por do te shërbejë si një trupe konsultative çdo tre muaj për vendimmarrje te rëndësishme qe kane te bëjnë me ekonominë. Qe ne mbledhjen e pare, këshilli shqyrtoi hapat qe po ndërmerr qeveria me FMN dhe Bankën Botërore për huatë që kërkohen për të shlyer borxhet. Por që kjo strukture e re të funksionoje, duhet më parë të marrë miratimin me ligj nga parlamenti. Për këtë kryeministri u kujdes te theksoje se është gati drafti që do kthehet ne vendim për krijimin e këshillit. Përveç kësaj, kryeministri njoftoi dhe hapjen e një zyre ankesash për sipërmarrësit ne kryeministri.