Këshilli tatimor për ankesat e biznesit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli Tatimor një strukture e cila merret me ankesat e biznesit lidhur me zbatueshmerine e ligjit nga administrata tatimore, pritet te ndryshoje duke bere pjese te saj me shume anëtare nga fusha e biznesit. Ky këshill ka qene pak efektive deri me tani, pasi nuk ka marre ne konsiderate ankesat. Por avokati i tatim paguesve, Artur Papajani, i ka bere thirrje bizneseve qe te aplikojnë ne mënyrë qe diskutojnë edhe çështje te ndjeshme siç është zbatimi ne praktike i ndryshimit ne taksave dhe tatimeve. Për vitin 2013, ky këshill nuk është mbledhur për shkak edhe te zhvillimeve polikë zgjedhore, duke shfaqur edhe një mungese besimi nga ana e kompanive për zgjidhje te shqetësimeve te tyre. Shoqatat e biznesit e shohin me skepticizëm këtë strukture. Efektiviteti i këshillit te ri pritet te shikohet atëherë kur ankesat reale te biznesit lidhur me zbatimin e ligjit nga administrata tatimore, te dëgjohen dhe te përmirësohen dhe jo te anashkalohen siç është bere deri me tani.