Tatimet: Mashtrimi me TVSH-në, më i madh - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Verifikimet nga auditi i brendshëm i ministrisë së Financave do të nisin kontrollet edhe në 12 degë të tjera të qyteteve kryesore të Shqipërisë. Vetë drejtoria e përgjithshme e Tatimeve deklaron se ky lloj mashtrimi mendohet që të jetë shtrirë më gjerë, çka lë të nënkuptohet që dëmi i buxhetit të shtetit nga kjo vjedhje të jetë më i madh se 515 milion lekë. Drejtori i shërbimit të Tatimpagueseve pranon se ka hapësira në legjislacionin e sistemit tatimor, i cili i lë shkas administratës që në disa raste të interpretojnë vetë ligjin dhe të abuzojnë me të. Sipas drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve, auditi ndodhi në periudhën qershor -- tetor të këtij viti pasi është konstatuar se ka patur një neglizhencë të punonjësve për shkak të tranzicionit të pushtetit. Ndërkohë nga ana e prokurorisë mësohet se dosja do të hetohet nga njësia task-force, e cila pritet të nisë verifikimet në lidhje me kallëzimin e bërë nga ana e ministrisë së Financave. 8 zyrtarë të administratës tatimore janë nën hetim pasi mendohet se në bashkëpunim me biznese të tjera kanë arritur të marrin rimbursim të TVSH-së për mallra fiktivë, të cilat nuk janë futur ndonjëherë në Shqipëri.