Koncerti i Saimir Pirgut - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shume prej nesh kane dite qe shohin ne ekran spotin sensibilizuez për sindromen Daun. Por, bashke me emocionin qe mund te provoje kushdo qe sheh nje fëmije te tille te veçante, spoti vuri ne qendër te vëmendjes edhe ardhjen ne Tirane te Saimir Pirgut. Duke zgjedhur te organizojnë nje format te njohur ndërkombëtar, ku ylli sjell te ardhurat, fondacioni per Sindromen Daun ne Shqipëri, zbulon se si do te ndihmojne 1 milion leke te mbledhur nga shitja e biletave per këtë kategori, numri i te cilëve ende nuk dihet se sa eshte zyrtarisht ne Shqipëri. Dhe pikërisht ndjeshmëria për te sensibilizuar lidhur me sindromen Daun, beri qe tenori 31-vjeçar Pirgu, i njohur tashme për famën e tij botërore, t'i rikthehej skenës se operës. Bashke me tenorin, mbrëmjen e te premtes do te jene ne skene e operës edhe Marjana Leka, Vikena Kamenica e baritoni Armando Likaj. Nen dirigjimin e Zhani Cikos, koncerti, biletat e te cilit tashme janë shitur te gjitha, do te zgjasë mbi nje ore.