http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pasi Vizion Plus publikoi skemën e mashtrimit me tatimin mbi vlerën e shtuar, dhe publikoi shifrën e abuzimit qe arrinte ne disa qindra milionë leke, skandali kalon ne Prokurori. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se janë pezulluar nga detyra dhe janë çuar për ndjekje penale 8 ish-drejtues dhe inspektore tatimore ne Drejtorinë Rajonale te Tiranës. I gjithë hetimi tatimor ka nisur pas dyshimeve për shkelje e abuzimeve gjate periudhës se ndryshimit te pushtetit dhe ne fakt, ashtu ka rezultuar. Një grup auditi i financave kontrolloi procedurat e rimbursimit te TVSH-se per periudhën Qershor - Tetor 2013, duke vërejtur shkelje te renda qe ne ditën e pare. Ekspertet kane mbajtur shënim abuzimet ne fushën e zbatimit te legjislacionit tatimor për procedurat e rimbursmit, ne 11 raste me pasoje vjedhjen e pasurisë shtatore ne shuma te mëdha. Shuma e vjedhur është rreth 516 milion leke dhe ne këtë skeme mashtrimi është përfshirë edhe ish drejtori rajonal tatimor i Tiranës, Ismail Mucaj, ish drejtoresha e kontrollit tatimor po ne Tirane, dy ish përgjegjës te sektorit te kontrollit tatimor si dhe tre inspektore kontrolli. Por hetimi i tatimoreve ka zbuluar gjithashtu, se ne mashtrim kane bashkëpunuar edhe dy persona, te cilat janë përfaqësues ligjore te 11 kompanive private: këto te fundit, pasi kane marre miliona leke përmes rimbursimeve, kane kryer procedurat e çregjistrimit ne Qendrën Kombëtare te Regjistrimit. E ndërkohë qe për 8 ish-drejtuesit dhe inspektoret është bere kallëzim penal ne Prokurorinë e Tiranës, procesi i auditit ne Drejtorinë Tatimore te Tirane vijon. Ish-zyrtaret e larte dhe inspektoret e tatimeve akuzohen për vjedhje te kryer duke shpërdoruar detyrën, ne bashkëpunim.