Na ishte njëherë...Ngraçani - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Xhevahire Saliaj është nga të paktët banorë të Ngraçanit në Fier që ka mbetur në fshat qysh se toka në këtë zonë pësoi shembje disa vjet më parë. Ajo po i ofrohet tashmë të 100-ave dhe më shumë sesa rrezikun e jetës nga rrëshqitja e vazhdueshme e tokës, qan mallin për nipërit dhe mbesat e saj. Trashëgimtarët nuk mund të shkojnë e ta takojnë të moshuarën në shtëpinë e saj në fshat sepse kanë frikë se banesa gjysmë e shkatërruar do të shembet fare. Në fshat kanë mbetur tashmë vetëm katër familje. Të tjerët kanë ikur sepse i druhen rrëshqitjes masive që mund të pësojë sërish kodra ku është ngritur fshati i tyre. Si kjo shtëpi janë edhe katër të tjera që pas verifikimit nga komisionet e ngritura nga pushteti vendor u nxorën të papërshtatshme për të jetuar. Vetëm dy familje arritën të marrin ndihmë nga qeveria e atëhershme në shumën rreth 300 mijë lekë. Ndërsa familjet e tjera vazhdojnë të kenë të njëjtat shqetësime dhe të jetojnë mes frikës dhe tmerrit se një ditë banesat mund të shemben.