http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambientet e selisë blu ne qytetin e Beratit janë bllokuar këtë te hëne nga policia bashkiake. Arsyeja sipas institucionit te bashkisë është se PD i ka pasur këto zyra ne mjedisin qe i përkasin Drejtorisë Arsimore te qytetit. Pasi i është vene dryni sallës se konferencave duke e bllokuar atë me shirit, drejtuesit lokal te opozitës kane reaguar duke e paralelizuar ngjarjen me veprimet e viteve 1998. Kreu i PD për qytetin e Beratit ka shtuar gjithashtu se kjo force politike nuk ka marre asnjë njoftim zyrtar nga bashkia ne lidhje me bllokimin. Ai deklaroi se do ti drejtohet institucioneve te drejtësisë për çështjen.