Qindra reklama e tabela, burim aksidentesh - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përgjatë autostradës Tiranës-Durrës mund te gjesh reklama për çdo lloj shërbimi apo produkti, qe edhe pse pa e kuptuar tërheqin vëmendjen e çdo drejtuesi automjeti. Për ekspertet rrugore, ky realitet i cili gjendet vetëm ne Shqipëri është burim aksidentesh. E gjithë kjo situate është lehtësisht e dukshme ne rrugën me trafikun me te larte: Tirane-Rinas-Durrës. Vendosja e tyre përgjatë autostradës është ne shkelje te kodit rrugor, ndaj inspektorati ndërtimor urbanistik nisi një dite me pare heqjen e tyre. Sipas te dhënave vetëm ne aksin rrugor Tirane-Rinas ne te dy anët e rrugës gjenden 330 reklama te tilla, ku 70 % e tyre janë pa leje. Pikërisht ne këtë segment ku kalon qe nga Presidenti i Republikës e deri te nëpunësi me i ulet, qe nga kryebashkiaket e deri te policet e thjeshte, ne rastin me te mire atyre nuk iu ka tërhequr vëmendjen kjo paligjshmëri, qe i ka shkaktuar arkës se shtetit miliona leke dëme. Sipas te dhënave një reklame e taksohet rreth 200 mije leke ne vit ne komunën përkatëse ku ajo është vendosur. Aksioni i inspektoratit ndërtimor urbanistik do te vijoje. Përfaqësues te këtij inspektorati thonë se bizneset janë ndërgjegjësuar për t'i hequr vete reklamat, ndërsa u është lëne afat deri ne 2 jave, atyre kompanive qe kane reklama te përmasave te mëdha. Ndaj ne përfundim te nismës, drejtuesit e automjeteve qe do te kalojnë ne këtë rruge do te kenë një element sigurie me shume ne udhëtimin e tyre.

Free Traffic Exchange