http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Katër muaj pas aksionit te fundit, drejtoria e metrologjisë ka rinisur kontrollin e pikave të karburanteve të cilat dyshohet se vjedhin konsumatorët, duke mashtruar me sasinë. Gjate paradites tre grupe pune kanë nisur inspektimin në terren përgjatë gjithë rrugës nacionale Tiranë -- Fier. Por njësoj si dhe më parë asnjë punonjës i kësaj drejtorie nuk jep detaje për aksionin. Vetë Ministria e Zhvillimit Ekonomik në një njoftim për mediat sqaron se kontrollet po bëhen pas ankesave të shumta që kishte nga konsumatorët por nuk saktësohet se sa është numri i tyre. Nuk e dimë sa subjekte janë kontrolluar deri tani dhe as sa janë kapur me shkelje apo masat që janë marrë. Gjithashtu nuk e dimë mese do të behën publikë emrat...I kontaktuar nga Vizion Plus drejtori i përgjithshëm Petro Rama ka sqaruar se nuk mund të japë dot asnjë detaj për mediat lidhur me ecurinë e aksionit. Po ashtu burime nga ministria përgjegjëse thonë se ende nuk është vendosur nëse do të zbardhen emrat e karburanteve që janë kapur me shkelje. Jo më larg se një muaj më parë, DPM publikoi për mediat rezultatet e një aksioni që bëri në muajt e verës, por edhe pse dha numrat e subjekteve që kanë mashtruar me sasinë nuk bëri publikë emrat e tyre. edhe pse çështja po vijon të hetohet në prokurori, konsumatori shqiptar akoma nuk e di se ku duhet të shkojë që të furnizojë makinën.