http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot vlera e një siguracioni makine ka arritur ne 14700 lekë, jo më larg se disa ditë më parë një siguracion kushtonte vetëm 5000 lekë. Nëse ka një treg i cili nuk një çmim fiks apo të përafërt, ai është tregu i sigurimit të automjeteve. Nëse shkon dhe pret një siguracion sot, shuma qe detyrohesh te paguash mund te jete trefishuar ne krahasim me një dite me pare. Sipas të dhënave që kanë kompanitë e sigurimit, vetëm gjatë këtij viti ky çmim ka lëvizur tetë herë. Kompanitë shprehen se në momentin që një prej tyre vendos të ulë çmimin, detyrohen që ta bëjnë më pas të gjithë operatorët ne treg me qëllim që të mos humbasin klientelën. Por nuk japin shpjegime pse edhe rritja vjen në mënyrë të menjëhershme tek të gjitha kompanitë. Por çfarë duhet bërë që ky treg të ketë qëndrueshmëri? Edhe pse ka 12 vjet që banka botërore dhe qeveritë shqiptare janë përpjekur t'i japin zgjidhje këtij problemi akoma dhe sot nuk është bërë asgjë. Kompanitë propozojnë qe çmimi duhet të jetë në varësi të moshës dhe numrit të aksidenteve që ka çdo shofer automjeti. Ka më shumë se dy vjet që ky treg ka hyrë në një amulli të theksuar, institucioni që duhet t'i japë zgjidhje është Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, por nuk kemi parë asnjë nismë për ti dhënë zgjidhje këtij kaosi.