Lumnimi i Nene Terezes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo vetem Shqiperia, por kudo ne bote kremtohet sot dhjete vjetori i Lumnimit te humanistes me origjine shqiptare, Nene Tereza. Gonxhe Bojaxhi u shenjterua me 19 tetor te vitit 2003 nga Papa Gjon Pali i Dyte. "E njohur si shenjtore e te varferve, Nene Tereza ka marre cmimin Nobel per Paqe. Ne momentin e marrjes se ketij cmimi ne vitin 1979, humanistja kutohet per deklaraten e saj: "kam lindur ne Shkup, jam shkolluar ne Londer, jetoj ne Kalkute dhe punoj per te gjithe njerezit e varfer ne bote. Atdheu im eshte nje vend i vogel me emrin Shqiperi".Nene Tereza ka lindur ne Shkup ne 26 gusht te vitit 1910 nga prinder shqiptare. Qe ne moshen 12 vjeç kishte deshire te behej misionare "per te perhapur mesazhin e dashurise se krishtit". Humanistja, qe do te mbahet mend me mantelin e bardhe te misionarit te paqes, nderroi jete ne 5 shtator 1997 ne moshen 87 vjeç. Trupi i saj prehet ne seline e urdherit te misionareve te bamiresise ne Kalkuta. Dita e sotme, eshte shpallur Feste Kombetare nga Qeveria Shqiptare.

Free Traffic Exchange