Zonat e mbrojtura pushtohen nga ndërtimet pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
54 zonat e shpallura nën mbrojtje në territorin e Shqipërisë, kanë humbur deri edhe kuptimin e vërtetë të emrit të tyre. Në këto pamje nga lart të këtyre sipërfaqeve, shenjat e kuqe tregojnë ndërtimet pa leje. Ministria e Mjedisit ka evidentuar në total, 500 të tilla janë ngritur në Parqe Kombëtare, rezerva natyrore apo në zona që duhet të ishin peizazh i mbrojtur. Shembulli me flagrant është Llogoraja, ku 16 objekte janë ndërtuar pa asnjë leje, brenda zonës së mbrojtur me ligj. Aspak më mbrapa nuk është Butrinti, ku hedhja e fondeve për mbrojtjen ka qenë në raport të drejtë me hedhjen e themeleve të ndërtimeve pa leje. Evidentohen 15 të tilla të përqendruara rreth Ksamilit. Por shkelja më flagrante nuk ka ardhur nga privatët, por nga vetë shteti. Lezha dhe Pogradeci kane pësuar një masakër të vërtetë mjedisore. Ethet e objekteve pa leje nuk kanë lënë jashtë as Lagunën e Karavastasë, pavarësisht pasurisë natyrore që ofron kjo zonë. Sipas të dhënave të ministrisë së Mjedisit në Shqipëri, 460 mijë ha gëzojnë statusin e zonës së mbrojtur, ose thënë ndryshe 15.5% e territorit. Deri në vitin 2020 përmes planeve të menaxhimit për zonat e mbrojtura, synohet që kjo sipërfaqe të shkojë jo më pak se 17%.

Free Traffic Exchange