RAMA: Situata e shfrytezimit, dramatike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën Europiane kundër trafikimit të qenieve njerezore, Shqiperia ndodhet në një situatë dramatike. Të paktën ky ishte përkufizimi që kryeministri Edi Rama bëri, kur shtoi se lufta kundër tij ka dështuar. Mosfunksionimi i organeve të drejtësise me ato të policisë, shpërdorimi i fondeve dhe kuadri ligjor i cunguar ka sjellë sipas Ramës një panorame të zymtë duke e renditur vendin tonë si të vetmen në rajon që bën pjesë në listën e vendeve nën vezhgim sipas raportit te DASHNë raportin e DASH publikuar në qershor dhe atë të progres-raportit të pak ditëve me parë, vendi ynë mbetet burim trafiku për burra, gra dhe femijë të cilët shfrytëzohen për qëllime seksuale dhe për punë të detyruar . Qeveria shqiptare thuhet në këto raporte , nuk i përmbush kushtet minimale për të luftuar këtë trafikim duke dhënë disa rekomandime që duhen ndjekur. Kjo u theksua dhe ne kete takim nga BE, SHBA dhe OSBE ndersa qeveria u angazhua te shpalle prioritet luften kunder trafikimit.