Shoqata e shërbimit urban kërkon rritjen e çmimit të biletës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata e Shërbimit Urban të Shqipërisë, kërkon rritjen e çmimit të biletave të autobusit nga 30 ne 70 leke duke filluar nga data 1 janar e vitit te ardhshëm. Shkak është rritja e çmimit të karburantit dhe investimet e bëra nga kompanitë në përmirësimin e shërbimit urban ne kryeqytet çka ka bërë të papërballueshme shlyerjen e kredive që ato kane me bankat. Presidenti i shoqatës, Ferdinant Ibrahimi, thotë se rritja e fundit është bërë në gusht të vitit 2008 por deri atëherë problemet janë shtuar dhe gjendja është vështirësuar. Ai propozon për qeverinë e re dy zgjidhje: "Ose rrisim çmimin ne 70 leke ose te hiqet akciza e karburantit dhe TVSH për abonentë". Ata që do te preken direkt nga kjo kërkese janë qytetarët të cilët e konsiderojnë të papërballueshëm çmimin prej 70 lekësh. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka deri tani çmimin me të ulet te biletave që lidhet ne fakt dhe me nivelin e jetesës. Kështu një bilete në Maqedoni kushton 0.6 euro, ne Kosove 0.5 euro, ne Kroaci 1 euro, ndërsa ne Greqi 1.2 euro. Te paktën ne Tirane, bashkia pohon se ka te depozituar vetëm një kërkese të një viti me pare nga kjo shoqatë, e cila përmban një propozim për një rritje prej 50 lekësh. Pavarësisht kësaj, ne rast te një kërkese drejtuar Ministrisë se Transporteve, Bashkia thotë se do te mbroje interesat e qytetareve.

Free Traffic Exchange