http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma administrative territoriale është një prej reformave që ka vuajtur më shumë mungesën e konsensusit politik. Edhe pse ka një dekadë që flitet për të, ende Shqipëria nuk e ka realizuar një reformë të tillë, herë për mungesë vullneti e herë për mungesë numrash në parlament pasi miratimi i saj kërkon 84 vota. Sipas urbanistit Flamur Kuci, vendi ka nevoje për një reformë territoriale, jo thjesht për arsye financiare, por edhe për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit të menaxhimit të territorit. Sipas Kucit që reforma territorialë të jetë jetëgjatë duhet që të përfshihen të gjitha krahët e politikës si dhe grupet e interesit. Sipas shoqatave të komunave, vendi nuk ka nevojë për 308 komuna që janë sot, por për gjysmën e tyre, 160 te tilla. 10 vjet më parë ministri i asaj kohe për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin, Ben Blushi propozoi hartimin e një reforme të plotë territoriale dhe për këtë u ngrit edhe një komitet maxhorancë --opozitë. Ashtu si dhe sot reforma synonte përgjysmimin e komunave, por ndikimi i ndarjes së re në llogaritë elektorale të partive çoi në dështimin e saj. Në qeverisjen e demokrateve nuk pati iniciativa për reformë territoriale të vendit, dhe qeveria çoi në parlament vetëm disa nisma për shndërrimin e disa komunave të mëdha ne bashki, nisma të cilat nuk u miratuan asnjëherë për shkak të mungesës së 84 votave.