Përplasje polici-tregtarë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësues te Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik te Tiranës me ne krye drejtuesin, Florenc Hoxha, si dhe efektive te policisë bashkiake te Tiranës janë përplasur serish me tregtaret e ish-Uzinës Dinamo ne kryeqytet. Situata është tensionuar pas një aksioni te inspektoratit dhe policisë bashkiake për shembjen e këtij objekti ne mjediset e tregut i cili sipas tyre është ndërtuar pa leje. Por tregtaret pretenduan se ai është vetëm një konstruksion metalik, qe shërben si kontenier për mirëmbajtjen e produkteve dhe se kjo gjë u është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë. Pas degjenerimit te situatës deri ne përplasje fizike, ka ndërhyre policia e rendit e cila ka pezulluar përkohësisht veprimet e policisë bashkiake dhe punimet për ndërtimin e objektit, duke qetësuar disi situatën. Përplasje mes inspektoreve te policisë bashkiake me tregtaret e ish-Uzinës Dinamo janë shënuar edhe me pare, por konflikti nuk ka arritur ne dhune fizike si këtë te premte. Disa jave me pare inspektoret, me ndihmën e policeve bashkiake tentuan zhvendosjen e tregtareve ne një mjedis ne autostradën Tirane-Durrës, por ndeshen ne kundërshtimin e tyre.