Kur pasurinë ta merr lumi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Balta, era e keqe, lagështira, orendi dhe mjete qe presin te hidhen. Kjo është ajo çka ka mbetur pas vërshimit te ujit ne dhjetëra banesa pranë bregut te Lumit te Tiranës. Te dëshpëruar dhe te pafuqishëm për te ringritur çdo gjë nga e para, banoret i kane varur shpresat tek te zgjedhurit vendorë dhe pushteti qendror. Rexhep Mehmeti është një nga kryefamiljaret qe lumi i mori brenda pak orësh, pasurinë e vene për vite te tera. Tashme pret t'i vlerësohet demi edhe pse ky proces ende nuk ka nisur. Prej tre ditësh familjaret e Rexhepit por jo vetëm, përpiqen te shpëtojnë çfarë te mundin. Bashkëshortja e Rexhepit tregon se veç vizitave dhe keqardhjes se shprehur nga drejtuesit vendorë, nuk ka marre asgjë. Me ushqime dhe veshje është ndihmuar nga te afërmit qe jetojnë larg zonës te përmbytur. E ndërsa banoret bëjnë apel për ndihma dhe kryesisht financiare, drejtuesit e pushtetit qendror dhe atij vendor vijojnë shoun mediatik. Bashkia e Tiranës dhe minibashkia 11 qe administron këtë zone, shkojnë vazhdimisht ne zone jo për te çuar ndihma, por per t'i kërkuar qeverise nëpërmjet medias, shpalljen e gjendjes se emergjencës civile. Këtë gjë e ka bere sot edhe kryetari i njësisë 11 Haki Mustafa, por serish nuk kane marre përgjigje nga pushteti qendror. Ndryshe nga kreu i bashkisë Lulzim Basha i cili deklaroi se janë 1000 familje te mbytura, kryetari i minibashkise Haki Mustafa edhe ne shkresën dërguar prefektit te Tiranës, citon se janë 694 objekte te dëmtuara. Pavarësisht kësaj, prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, sqaron per Vizion Plus se pas ngritjes se shtabit te emergjencave nga ana e tij, pushteti vendor nuk ka dërguar asnjë kërkesë zyrtare për ndihme ushqimore, veshje apo dhe te tjera. Por përtej shout mediatik te pushtetit vendor dhe heshtjes se qeverise, këta banore ne veri te Tiranës, sado qofshin ne numër kane nevoje urgjente për ndihme pasi kane humbur gjithçka!

Free Traffic Exchange