http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
84 votat mazhoranca i ka përdorur për herë të parë në mungese të një kompromisi, për të kaluar në parlament aktin normativ që shtyn me 6 muaj zbatimin e ligjit " Për nëpunësin civil ". Ne mungese të opozitës dhe me 4 votat kundër të PDIU, mazhoranca i ka dhënë fund debatit nëse konsensusi ishte nevojë apo domosdoshmëri për të mbajtur në këmbe frymën e bashkëpunimit mes palëve kur ky ligj u votua. Votimit i ka paraprirë ardhja ne sallë e katër deputeteve te opozitës Edi Paloka, Eduard halimi, Gent Strazimiri dhe kreu i PR, Fatmir Mediu. Por miratimi i aktit duket se ka qene dhe një shenje force e shumicës ndaj rivaleve politike. Megjithëse, opozita ishte unike ne qëndrimin e saj kundër, shenja per nje krisje te mundshme sa i përket bojkotit duket se erdhi nga partia e çameve, e cila me pjesëmarrjen ne parlament dha një paralajmërim se balancat numerike mund të ndryshojnë në vijim.